BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Teknologji. Show all posts
Showing posts with label Teknologji. Show all posts

Parandaloni mashtrimet ne Facebook

Të gjithëve na ka rënë rasti të shohim forma të ndryshme mashtrimesh në Facebook. Ndoshta në formën e një historie që pretenton se është frymëzuese për t’u lexuar, apo një që do t’ju befasojë etj.
Të biesh pre e mashtrimeve në Facebook ka më tepër pasoja se sa mund të mendojmë ne. Për më tepër, postimi i komenteve apo ripostimi i mashtrimeve në Facebook mund të ekspozojë të dhënat tuaja personale. Me pak fjalë, është mjaft e rëndësishme të dini si të mbroheni nga to për të mos rënë viktimë. Më poshtë do t’ju paraqesim disa këshilla.
Kontrollo, kontrollo, kontrollo
Nëse keni lexuar një histori që ngjan shumë e bukur apo befasuese për të qenë e vërtetë, ndoshta ia vlen të kërkoni e të kontrolloni më tepër për vërtetësinë e saj. Për shembull, vërtet mendoni se duke klikuar butonin “pëlqej” mund të shpëtohet jeta e një njeriu që po vdes? Mendoni vërtet se vdekja e një personi të famshëm do raportohej fillimisht në Facebook dhe jo në lajme?
Për të verifikuar “legjendat urbane” në Facebook, ju sugjerojmë faqen Snopes.com. Ose mund të bëni thjesht një kërkim në Google apo Bing për të konfirmuar ose jo atë që sapo keni lexuar.
Tregohuni gjithmonë skeptikë për kërkesat e pëlqimeve
Mos harroni, sa herë klikoni butonin “pëlqej” të një faqeje, i krijoni mundësi asaj të shfaqë postimet në faqen tuaj kryesore. Për shembull, duke klikuar butonin “pëlqej” të një faqeje mund të mendoni se nuk po humbisni gjë, me rritjen e numrit të fansave, administratori i faqes mund t’ia shesë atë dikujt tjetër për arsye komerciale. Prandaj, shikoni me kujdes faqet që ju interesojnë vërtet.
Mos klikoni linqe që ju ngjajnë të çuditshme
Teksa i hidhni një sy postime në Facebook, ju shfaqen dhjetra linqe, prandaj ka rëndësi të dini të dalloni cilat prej tyre mund të jenë dashakeqëse. Linqet që vijnë nga faqe të besueshme si YouTube, Huffington Post, New York Times etj, janë përgjithësisht të besueshme. Ndërsa linqet e shkurtuara, të cilat fshehin adresën e vërtetë mund t’ju krijojnë probleme. Nëse shihni që postimi shoqërohet me një histori tepër sensacionale, tregohuni të kujdesshëm dhe mos e klikoni nëse jeni në dyshim. Mund ta klikoni më vonë pasi të keni lexuar komentet që kanë bërë njerëzit.
Kujdes nga bamirësitë
Në Facebook mund të shihni shumë foto që tentojnë të grumbullojnë para për njerëz në nevojë. Zakonisht, këto postime shoqërohen me një histori tragjike ku thuhet gjithashtu se për çdo “pëlqim” do të dhurohet një dollar. Sigurisht, këto lloj formash bamirësie nuk janë zyrtare dhe nuk duhet t’u besoni. Bamirësitë e vërteta kanë nevojë për para dhe nuk i mbledhin ato në këtë mënyrë.
Përhapeni të vërtetën
Nëse e njihni personin që po shpërndan mashtrimin, njoftojni atë. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe nëse shihni që miqtë tuaj po postojnë diçka të pavërtetë, duke shkruar një status në mënyre që ata ta shohin.

Bill Gates, ndoshta serish ne krye te Microsoft

Aksionet e Microsoft-it kanë rënë më tepër se 11 për qind të premten pasi ndërmarrja lajmëroi fitimet e veta në tremujorin e dytë të vitit 2013, kështu që është mjaft e sigurt të thuhet që CEO Steve Balmer është jo edhe aq i lumtur me mënyrën e tij të udhëheqjes së ndërmarrjes.
Internationa Business Times shkruan që Microsoft mund të shkojë poshtë tek një zgjidhje e papritur kur bëhet fjalë për shpëtimin e ndërmarrjes. Bill Gates mund të kthehet në ndërmarrje për të bërë përpjekje për ta "shpëtuar", në një afat të gjatë, shkruajnë burimet, edhe pse asnjë deklaratë zyrtare nuk është ofruar.
Duke e parë Gates-in si udhëheqës të ndërmarrjes Microsoft sërish është pothuajse e pamundur, teksa bashkë-themeluesi ka shpjeguar me disa raste që ai dëshiron të përqendrohet vetëm në bamirësi.
Dhe ende, kjo do të mund të ishte një strategji fituese për një ndërmarrje, produktet e fundit të së cilës kanë dështuar në masë të madhe që të tërheqin vëmendje. Edhe Windows 8 edhe tableti Surface janë shitur pak në numër, por Microsoft-i kërkon më tepër kohë derisa këto dy produkte do të bëjnë emër.
Steve Ballmer në një intervistë të fundit shpjegoi për The Seattle Times që një varg i drejtuesve tashmë janë planifikuar, por ai refuzoi që të ofrojë më tepër hollësi se kush do të jetë së shpejti drejtues i ndërmarrjes Microsoft.
“Bordi ynë gjithmonë ka pasur një plan pasues. Veçoritë rreth asaj se si bordi ynë është duke menduar janë të fshehta. Por unë mund të them që bordi ynë ka harxhuar shumë kohë dhe energji në emërimin e vargut në një afat më të gjatë, e po ashtu edhe atë që unë do ta quaja ç'ka nëse CEO goditet nga zëvendësimi i autobusit,” shpjegoi Ballmer.
Ekspertët kanë sugjeruar Julie Larson-Gren, që është ish - shefja e Windows-it që tani është duke u marrë me njësinë harduerike të Microsoft-it të “ri”, do të mund të merrte pozitën e drejtueses pas largimit të Steve Ballmer-it, kur ai të dalë në pension.
Lanson-Green tani është përgjegjëse për çdo pjesë të harduerit të zhvilluar nga gjiganti me bazë në Redmond, duke përfshirë tabletin Surface dhe konsollën për lojëra, Xbox.
- See more at: http://www.pcworld.al/bill-gates-mund-te-kthehet-serish-ne-krye-te-microsoft-it/#sthash.ml3sgovk.dpuf

Google, 25% e trafikut ne internet


Gama e gjerë e produkteve që ofron Google përbëjnë tashmë rreth 25% të të gjithë trafikut në internet, një rritje prej 6% nga tre vitë më parë.
Të dhënat rezultojnë nga një studim që është bërë kohët e fundit.
Bazuar në matjet që u bëhen pajisjeve fundore si dhe shpërndarjes së audiencës, rezulton se Google ka trafik më të madh se Facebook, Netflix dhe Twitter së bashku, sipas Deepfield, një firmë kërkimore në infrastrukturën e internetit dhe “big data”.
Rreth 60% e të gjithë pajisjeve në internet shkëmbejnë trafik me serverët e Google gjatë një dite, u shpreh Deepfield. Analiza përfshin kompjuterët dhe pajisjet mobile si dhe qindra lloje të konsolave të lojërave apo pajisjeve si Apple TV, Roku, etj.
Studimi është kryer mbi Amerikën e Jugut dhe është ende në vazhdim. Ai ka mbuluar rreth 1/5 e konsumatorit amerikan të internetit, duke u bërë më i madhi i këtij lloji.
Arsyet e një suksesi kaq të madh të Google vlerësohet se janë rritja eksponenciale e serverëve si dhe suksesi i padiskutueshëm i një sërë produktesh si YouTube (të cilën kompania e bleu për 1.65 miliardë $ në vitin 2006), pajisjet me Android apo shërbime të tjera si Google Drive.
Craig Labovitz, bashkëthemelues i Deepfield u shpreh se, “Nëse keni një pajisje me internet, shanset më të mëdha janë që në fund të ditës do të keni shkëmbyer informacione me serverët e Google.” (PCWorld Albanian)
google trafic1
- See more at: http://www.pcworld.al/studim-google-perben-25-te-te-gjithe-trafikut-ne-internet/#sthash.w3xDquTr.dpuf

Samsung, per here te pare konference per zhvilluesit

Konferenca e parë e zhvilluesve të Samsung-ut (Samsung Developer Conference) do të organizohet në San Françisko në tetor të këtij viti.
Lajmi u konfirmua nga vetë kompania ditën e hënë. Sipas Samsung, konferenca do të zhvillohet në Westin St. Francis Hotel nga data 27 deri 29 tetor.
Gjatë ditës së hënë, Samsung ka publikuar në internet një faqe ku zhvilluesit dhe pjesëmarrësit mund të regjistrohen përmes e-mailit. Detajet e plota mbi regjistrimin do të bëhën të ditura në vazhdim të verës.
Samsung është shprehur për mediat se konferenca do të jetë "cross-platform" dhe "cross-product", me një fokus kryesor në pajisjet elektronike të përdorura në dhomat e ndenjes, tek mjetet e Samsung-ut dhe SDK-të. Këtu përfshihen nga smart TV dhe Blu-ray players tek laptopët, smartfonët, tabletët e kamerat.
Gjatë vitit të kaluar, kompania filloi të punonte fuqishëm me integrimin e produkteve me njëra-tjetrën. Për shembull, Galaxy S4 ka karakteristika të veçanta që punojnë vetëm me setet 2013 Samsung Smart TV. Pajisje të tjera që integrohen me njëra-tjetrën janë linja e notebook-ëve. ATIV Book 9 Lite ka një veçori të quajtur SideSync që u mundëson përdoruesve që kanë Galaxy S3, Galaxy S4 ose Galaxy Note të aksesojnë lehtësisht të dhënat e telefonit të tyre nga një PC dhe anasjelltas. Kompania është shprehur për mediat se grupet e punës së notebook-ëve dhe atyre mobile kanë filluar të punojnë me njëra-tjetrën.
Gjatë dekadës së fundit, suksesi i integrimit të pajisjeve me njëra-tjetrën i ka takuar Apple. Duke marrë parasysh këtë shkas, nuk vjen aspak e papritur kjo lëvizje e Samsung-ut. Të shohim se cilat do të jenë reagimet e zhvilluesve gjatë konferencës.

PayPal transferon tek nje person 92 kuadrilionë $


PayPal së fundi ka bërë një gabim, i cili me siguri që e ka gëzuar një person shumë, por përkohësisht.
Bëhet fjalë për udhëheqësin ekzekutiv të Pensilvanisë, Chris Reynolds, i cili ka marrë një shumë prej 92 kuadrilionë dollarë - $92,233,720,368,547,800 dollarë për të qenë më të saktë – nga PayPal.
Të paktën kështu thuhet në deklaratën e tij me e-mail gjatë qershorit.
Ndoshta disa tashmë mund ta kenë konsideruar mundësinë që të blejnë NewsCorp, BMW dhe Exxon në punën e parë investuese.
Reynolds në fakt bën disa shitje të gjërave të përdorura në eBay për një pagesë. Sidoqoftë, ai nuk është ndjerë që biznesi i tij po shkonte aq mirë.
PayPal ka pranuar për CNN që kishe ndodhur një gabim. Vetë ndërmarrja nuk e ka atë shumë të parasë.
Në një gjest për mirësjellje, PayPal ofroi që të bënte një donacion për një arsye të zgjedhjes së Reynolds-it. Sasia nuk është cekur, por sigurisht që është më pak se 92 kuadrilionë dollarë.
- See more at: http://www.pcworld.al/paypal-i-jep-gabimisht-nje-personi-92-kuadrilione-dollare-perkohesisht/#sthash.YYxdKyWC.dpuf

Burg britanikut, kercenoi ne Facebook



Një britanik, i cili kishte kërcënuar se do të vriste 200 persona në SHBA nëpërmes një postimi nën identitet të rrejshëm në Facebook është dënuar me më shumë se 2 vjet burgim.
Reece Elliott, 24-vjeçar, nga South Shields, e bëri këtë kërcënim në muajin shkurt në një faqe përkujtimore në Facebook të një vajze nga Tennessee, e cila vdiq në një aksident. Rreth 3 mijë nxënës në Warren County nuk kishin shkuar në shkollë ditën e ardhshme shkaku i këtij kërcënimi.
Elliott, i cili u shpall fajtor në muajin prill, u burgos për 2 vjet dhe katër muaj. Përndryshe, ai ishte në paraburgim qysh nga muaji shkurt. Duke e përdorur një emër të rrejshëm, Elliott shkroi: ‘Babai im ka tri revole. Fillimisht planifikoj ta vras atë dhe ta hedh në mbeturina, pastaj do ta marr motoçikletën dhe shpresoj të vrasë së paku 200 persona para se ta vras veten”. Ky postim i kushtoi këtij të riu me heqje lirie./Eklips-Media/

591 milion kineze ne internet


Sipas një grupi hulumtues jofitimprurës, popullata në internet në Kinë ka arritur shifrën e 591 milionë banorëve në fund të muajit qershor, teksa më tepër përdorues në vend u mbështetën në pajisje për të hyrë në internet (online).
Sipas një raporti të bërë gjatë ditës së mërkurë nga Qendra Informuese e Rrjetit të Internetit të Kinës, kjo ngritje e rrit depërtimin e këtij shteti në internet me dy për qind, për të arritur në 44 për qind. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, shteti shtoi 26 milionë përdorues të rinj.
Kina ka popullsinë më të madhe në botë, por ende një brez i kinezëve rrallë, ose kurrë nuk futen në internet.
Sipas Qendra Informuese e Rrjetit të Internetit të Kinës (CNNIC), shumë kinezë ende çalojnë për nga njohuritë për kompjuterë, ose kanë pak nevojë për të përdorur internetin. Në vendet rurale të shtetit, depërtimi i internetit është i ulët, me vetëm 28 për qind.

Instagram Explorer i perafert me aplikacionin e Windows 8


Mbase ju mendoni se një aplikacion Instagram që nuk ju lejon të kapni foto dhe t’i ngarkoni ato nuk është aspak i dobishëm. Por, Instagram Explorer për Windows 8, ka mjaft potencial.
Navigimi në të nuk është njësoj si tek faqja desktop e Instagram.com. Në fakt, Instagram Explorer sjell një eksperiencë të përafërt të aplikacionit për Windows 8 dhe ndërfaqen e tij moderne.
Fillimisht në Instagram Explorer ju mund të shihni furnizuesin e fotove dhe videove, njësoj sikur të ishit duke vizituar Instagram.com. Megjithatë, përmes tij bëhet më i lehtë komentimi në foto kur përdorni një desktop apo laptop me Windows 8. Po ashtu, në të mund të klikoni emrat e personave dhe të shihni profilin e tyre apo të klikoni fotot për t’i parë ato të zmadhuara.
Instagram Explorer ju sugjeron edhe përdoruesit “e famshëm” të cilët keni mundësi t’i ndiqni. Ata mund të jeni persona që i njihni ose jo.
Nëse jeni ndër përdoruesit e Instagram-it që postojnë foto pa pushim, Instagram Explorer mund të jetë i kufizuar për ju. Megjithatë, nëse ajo që bëni më tepër është thjesht të shihni fotot që postohen nga personat që ndiqni dhe nëse dëshironi t’i shihni ato përmes Windows 8, ky aplikacion gjendet i disponueshëm pa pagesë.
Shkarkoni Instagram Explorer nga dyqani zyrtar i Microsoft-it.
 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media