BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Lifestyle. Show all posts
Showing posts with label Lifestyle. Show all posts

Ciljeta rikthehet super (FOTO)


Çiljeta Xhilaga është rikthyer njësoj bombastike pas lindjes së djalit të saj.
 Fotografitë që i shikoni janë realizuar nga fotografi Juxhin Kurti dhe në to Çiljeta shfaqet përfekte në linja e njësoj sensuale si më parë.

Leng portokalli per te parandaluar plakjen

Lëngu i portokallit është ideal për jetëgjatësi si dhe një aleat shumë i mirë kundër plakjes, duke reduktuar efektet e yndyrave dhe mbetjeve të ushqimeve të skuqura.
Sipas një studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, nga studiuesit e State University of New York me seli në Buffalo, renditen një sërë vetish nëse konsumohet një gotë lëng portokall.
Studimi në fjalë u zhvillua mbi 30 persona, duke treguar se shoqërimi i vakteve me një gotë lëng portokalli, pakëson krijimin e yndyrave në trup, si dhe zvogëlon sasinë e ushqimit që konsumohet.
E gjithë kjo meritë është falë elementëve që përmban lëngu i portokallit, antioksidantët dhe vitaminat që përmban, duke vonuar procesin e plakjes.

Will & Kate: Si mos te jemi te lumtur?!



Me një festë të përshtatshme për një Princ, Catherine (Kate), Dukesha e Kembrixhit, dhe i shoqi i saj, Princi William, mirëpritën lajmin e gëzueshëm për lindjen e fëmijës së tyre të parë, ditën e hënë. 

Fëmija ishte i seksit mashkull, u lind më 16:24 minuta të së hënës dhe peshonte rreth 3,8 kg. Emri i tij është nuk është shpallur, pasi ishte lënë surprizë edhe vet gjinia e foshnjës, që do të jetë trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën.

“Lartmadhëria e saj dhe fëmija e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohej në buletinin zyrtar të vendosur jashtë Buckingham Palace, ku turma shpërtheu në brohoritje. 

 

Njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur jashtë Buckingham Palace, në pritje të lajmit të lindjes, nga të cilët disa grupe kishin sjellë lule e shampanjë për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit. Burimet në sheshin Trafalgar u kthyen në ngjyrë blu. 

 

Kryeministri David Cameron përshëndet e uron 

  

“Jam i sigurt se anembanë vendit dhe anembanë gjithë qytetërimit, njerëzit janë duke festuar dhe i urojnë çiftit mbretëror gjithë të mirat”, tha kryeministri britanik, David Cameron. “Është një moment i rëndësishëm në jetën e kombit tonë, por besoj se, mbi të gjitha, është një moment i mrekullueshëm për një çift të ngrohtë e të dashur, të cilët janë bërë tashmë me një djalë të sapolindur”, shtoi ai.

William & Kate: Nuk mund të mos jemi të lumtur 

 

Princi William ka qëndruar gjatë gjithë kohës përkrah Catherine, gjatë momentit të lindjes, teksa fëmija u lind natyrshëm dhe jo përmes një operacioni çezarian, bëjnë të ditur burime nga Kensington Palace për CNN. “Nuk mund të mos jemi të lumtur”, kishte thënë Princi William, sipas këtyre burimeve.

Përshëndetje me të shtëna armësh

Çifti mbretëror pritet të qëndrojë në spital gjatë natës dhe nuk bëri asnjë shfaqje publike gjatë ditës së hënë. Ndërkohë, një përshëndetje me të shtëna armësh pritet të jepet gjatë ditës së martë, për të shënuar lindjen e Princit trashëgimtar.

Princ Charles (gjyshi) dhe e shoqja Camilla 

 

“Unë dhe gruaja ime jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen në jetë të nipit tonë. Është një moment tepër special për William dhe Catherine, por edhe për ne është një emocion i madh në këtë ditë të shënuar, kur u lind djali i tyre”, deklaruan Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, përmes një deklarate. 

 

Në orët e para të së hënës, Dukesha dhe Princi William udhëtuan me makinë nga Kensington Palace për në Lindo Wing, ku ndodhet spitali “St. Mary”, i njëjti ku janë lindur edhe William me të vëllanë e tij, Princin Harry, nga ish-Princesha e ndjerë Diana. 

Pushimet e Mbretëreshës nuk do të pezullohen 

 

Ndërkohë, edhe Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer menjëherë për në Buckingham Palace, duke hequr për pak kohë vëmendjen nga pushimet vjetore, të cilat, siç është bërë e ditur, tashmë janë prenotuar me kohë dhe nuk do të pezullohen. 

Trungu familjar i Mbretërisë dhe radha e trashëgimisë së Fronit 

10 shpjegimet e endrave te studiuara shkencerisht!



1.Kur ndiqesh nga dikush

Te ndiqesh nga dikush eshte endrra me e zakonshme. Mund te kete ndjekur nga nje kafshe, njeri ose fuqite e erreta. Cfardo lloj gjeje qe te ndjek simbolizon nje pjesen tuaj e cila nuk eshte e afte ose nuk do te pranoj. Eshte nje periudhe ne jeten tuaj ku ndiheni i padobishem. Kafsha mund te perfaqesoje pjesen me te lire te natyres tuaj. Nje person i cuditshem ose nje energji negative perfaqeson mesime te cilat ju duhet ti mesoni ose pranoni. Kjo lloj endrres eshte nje thirrje qe ju duhet te merni me shume kontrroll ne jeten tuaj. Ndonjehere kjo enderr do te thote edhe te maresh disa vendime te veshtira.

2.Kur je duke u mbytur

Te jesh duke u mbytur ose mos te kesh mundsi te maresh fryme eshte e lidhur ngushte me ate cka karakterizon jeten tuaj. Nese shikoni duke u mbytur athere pyesni veten; "Cfare jam duke bllokuar, shmangur ose nuk jam ne gjendje te merrem? Kjo eshte vecanerisht e vertet ne lidhje me ato ndjenja qe ju nuk doni ti pranoni.Ne nje enderr, mund te mesosh te maresh fryme nen uje.

3.Kur je i bllokuar.

Nese enderroni qe jeni i bllokuar ose nuk keni mundesi te levizni,eshte e mundshme qe jeni ne nje situate ku nuk keni mundesi zgjidhjeje.Ne jeten tuaj reale nuk jeni duke i lejuar vetes te pranoni qe jeta eshte e mbushur plot me mundesi te reja. Kur te zgjoheni bisedojeni me dike qe i besoni per keto periudha kur ndiheni i ngecur.

4.Kur ndahesh ose divorcohesh nga partneri

Kjo lloje endrre ka me shume se nje kuptim.Endrrat e verteta per nje ndarje romantike mund te kthehen ne nje lloje pasigurie dhe pakenaqesie per mardhenien.Mund te jete gjithashtu nje menyre per ti derguar nje mesazh te pandergjegjesmes tuaj, qe ate qe mendoni si te sigurt mund te jete shume me e paqendrushme sesa mund ta pranoni. Ndonjeher disa gjera mesohen me mire nese qendroni me veten tuaj, pavaresisht gjithckaje.Mendoni se cfare ju ben te ndiheni te sigurte ne jeten tuaj reale.

5.Kur plagosesh

Nese plagosesh ne enderr duhet te beni kujdes me pjesen e trupit ku jeni demtuar.Koka perfaqeson te terin ju;duart menyren sesi ju i beni balle jetes;kembet flasin per ate cka ju mbeshtet ju. Pyesni veten tuaj ne cilen periudhe te jetes tuaj keni qene te neglizhuar dhe te keqtrajtuar.Eshte momenti qe te jeni me vigjilent ne priorotizimin e disa nevojave tuaja qe dikur kane kaluar ne vend te dyte ne jeten tuaj.

6.Kur te bie dhembet

Nje numer i konsiderueshem i njerezve enderron sikur i bien dhembet. Dhembet jane te domosdoshem per te folur per te ngrene,te kemi nje paraqitje te mire e mund te jene te dobishme ne mbrojten tone,Humbja e dhembeve ndonjehere surgjeron qe jeni duke patur veshtiresi ne marjen e nje vendimi. Mund te ndiheni sikur nuk jeni ne gjendje te shprehni ndjenjat e juaja reale, dyshon ne aftesine tuaj per tu kujdesur per veten tuaj ose thjesht frike te foluri ne publik.

7.Kur je nudo ne publik.

Ndonjehere mund te jeni te zhveshur por askush nuk e veren kete.Nese ndjeheni te turperuar,endrra te ve ne dukje qe keni mungese besimi ne veten tuaj ose jeni jo rehat ne lidhje me njerezit te cilet ju rrethojne.Endrra pasqyron qe jeni të rrezikuare, te dobët në sytë e të tjerëve e ndonjeher edhe qesharake.
Kjo eshte nje enderr e perbashket e disa prej njerezve te rezervuar por me standarte te larta.
Te shikosh veten lakuriq e mos te te vi turp do te thote te keni nje ndjenje te vertet lirie.

8.Kur humbet aeroplanin,trenin,autobuzin..

Keto endrra vine kur ju vraponi gjithmone sa andej ktej per te arritur ne orar diku.Kjo gjithashtu do te thote qe keni humbur nje mundesi te levizni ose te ndryshoni horizontet tuaja.Keto endrra gjithashtu mund te shfaqen kur keni per te marre vendime te rendesishme.Keto endrra jane te ngjashme me ato endrra kur nuk keni mundesi te kaloni nje test.Duhet te pyesni veten nese jeni i pergatitur per sfiden e rralles.

9.Kur shikoni dike te vdekur tashme

Te shikosh nje te aferm te vdekur,eshte nje nder endrrat me te zakonshme,Duke sikur disa nga keto vizitor jane kontakte yjore.Zakonisht keto kontakte perfshinje nje komunikim telepatik dhe pa fjale.Keto endrra jane shpesh inkurajuese dhe aspak te frikshme dhe shqetesuese.Ata bëjnë me dije se dashuria vazhdon përtej konceptit tonë të hapësirës ose kohës. Nëse personi i vdekur është duke folur me zë të lartë, ajo është me shumë gjasa nje enderr qe flet per nje pjese tuajen personale.

10.Kur shikon nje katastrofe naturore

Te shikosh Nje termet,tsunami,uragan,tornado ose fundin e botes ne enderr shpesh do te thote nje menyre jetese e cila duhe te dorezohet.Ka dicka qe nuk shkon e cila eshte e ngjashme me nje ndryshim dramatik nga ajo cka eshte e sigurte dhe familjare per ju.Kjo nuk mund të jetë një masë e saktë, por mund të tregojnë disa turbullira emocionale, ose nevojen per te pranuar nje menyre krejtesishte te re per te ekzistuar ne bote.

Vajza shqiptare qe po sfidon Kim Kardashian


Ish-e dashura e Kris Humphries, shqiptarja Myla Sinanaj, shpreson të bëhet e suksesshme duke lançuar një video seksi. Fatmira, e cila preferon të thërritet Myla, e ka xhiruar tashmë videon pikante me një sozi të basketbollistit Kris Humphries, ish-burri i Kim Kardashian. Xhirimi është bërë nga Vivid Entertainment, e njëjta kompani që shpërndau në 2007 videon seksi të Kim Kardashian, një filmim që e bëri të famshme vajzën me forma të bollshme, që nuk njihet për ndonjë talent të veçantë.
Por vajza me origjinë shqiptare duket se është e vendosur të ecë në të njëjtët hapa që ka ecur Kim. “Mund të mos e pëlqej dhe aq Kimin, por ajo është e zgjuar dhe seksi. Fakti që unë i ngjaj shumë më bëri të mendoj, pse të mos bëj një video seksi dhe të nxjerr edhe unë miliona nga ndonjë reality shou?”, citohet ajo nga Daily Mail.
Myla thotë se ka bërë një marrëveshje me kompaninë Vivid para xhirimit të skenave, madje me partnerin që shfaqet në video ka pasur një tërheqje fizike që në momentin e parë.
Vendimi i Mylës më shumë se sa një përpjekje e guximshme, është një kopje strategjie,pasi pikërisht për shkak të videos intime me reperin Ray J, ajo u katapultua menjëherë në majat e shoubizit, duke nxjerrë miliona dollarë fitime. Kim filmoi momentet intime me të dashurin në moshën 23-vjeçare, ndërsa reality shou i saj fitimprurës “Keeping up with the Kardashians” nisi tetë muaj pas shpërndarjes së videos.
Vitin e kaluar, videoja u rikthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes, për shkak të një videoje tjetër ku shfaqeshin tri parukiere duke e parë. Vivid i bleu të drejtat e videos për 1 milion dollarë, ndërsa në prill të 2007-s, Kim braktisi procedurat ligjore që kishte nisur kundër kompanisë pornografike, duke arritur me të një ujdi prej 5 milionë dollarësh.
Fatmire Sinanaj u bë personazh i shtypit rozë një vit më parë, ku u shfaq në disa foto në plazh me basketbollistin Kris Humphries, pak janë pasi ky i fundit ishte ndarë nga Kim Kardashian, me të cilin pati një martesë që zgjati vetëm 72 ditë. Myla dhe Kris mendohet se janë njohur në ambientet e një hoteli në Nju Jork, ku ajo punonte. Ngjashmëria në fytyrë dhe trup e Mylës me Kim nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e medias dhe Myla u gjend në faqe revistash e gazetash për disa ditë me radhë. Ajo madje nisi ta shprehte hapur antipatinë që kishte ndaj paraardhëses së saj në lidhje me Kris, Kim Kardashian. Myla akuzoi Kim se e kishte tradhtuar të dashurin e saj të atëhershëm, Reggie Bush, me reperin Kanye West, në një nga dhomat e hotelit ku ajo punonte.
Myla dhe Kris u ndanë pesë muaj pasi kishin nisur lidhjen. TMZ, një media që merret me jetën e yjeve të shoubizit, shkroi qershorin e vitit të kaluar se avokatët e Kris i kishin kërkuar FBI-së një hetim ndaj Mylës, e cila sipas tij ishte përpjekur ta shantazhonte.
Pavarësisht se gjithçka u shfry si tullumbace, fakt mbetet që Kris pati me Mylën një lidhje që zgjati më shumë se martesa me Kim Kardashian.

Si te largoni idene e te qenurit mbi peshe



Tashme e dini si shkon kjo: zgjoheni ne mengjes, shikoheni ne pasqyre – aty vereni stomakun.
Ndiheni se keni shume kilograme dhe me me deshire do te qendronit ne shtepi, prane ekranit televiziv dhe ushqimeve te grimcuara sesa te perballeni me gjithe ata njerez dhe ate pasqyre.
Bridesmaid-dressesHulumtuesit nga Kolegji i Londres para disa kohesh e kane vertetuar se ndjenja se jemi apo nuk jemi me mbipeshe eshte para se gjithash iluzion, qe shfaqet ne korteks – hapesiren e trurit, e cila integron informatat nga pjese te ndryshme te trupit. Ja disa keshilla ne menyre qe kete ndjenje, aspak te kendshme, sa me shpejt ta tejkaloni dhe mos lejoni qe t’jua shkaterroje vetebesimin.
Vishuni ne te kuqe
Ketu nuk eshte me rendesi nese kemi te bejme me buzekuqin me ngjyre te kuqe, llakun per thonj apo garderoben: ne kete ngjyre ekziston dicka qe ju ben te ndihemi me te guximshme, perfshire edhe vetebesimin. Nese veni dicka me ngjyre intensive te kuqe, kjo tregon se jeni person i gatshem per t’u perballur me rrezikun. Edhe meshkujt pelqejne zonjat ne te kuqe.
Vini rrip
Ndoshta per t’u dukur me vitale dhe per t’i fshehur kilogramet, kjo eshte gjeja e fundit qe do te deshironit ta benit, por rripi do te ndikonte qe trupi juaj te kete forma te mira. Mbajtja e rripit eshte menyre e thjeshte dhe konkrete qe veten tuaj ta definoni fizikisht dhe t’i theksoni kufijte e trupit tuaj
Theksoni detajet
Detajet e bukura dhe ato qe bien ne sy – nga thembrat e deri ne koke, e kjo do t’ju ndihmoje qe t’i theksoni keto pjese te trupit qe ju pelqejne me shume.
overwheight-1Perzgjidhini rrobat qe percjellin linjen e trupit
Rrobat me forme thesi vetem sa ju bejne te dukeni edhe me te plota, keshtu qe vetes suaj ne kete menyre nuk ia beni asnje sherbim. Nga ana tjeter, rrobat e prera mire qe ju pershtaten mire nganjehere bejne cudine me figuren e femres.
Mbathni kepuce me taka te larta
A ndiheni e plote dhe e vogel? Zgjatni kembet me nje pale kepuce me taka me ngjyren e lekures suaj te trupit. Tentoni qe ngjyra me te vertete t’i pershtatet tenit tuaj, keshtu qe kepucet te duken si pjese e zgjatur e kembeve tuaja.
Konsumoni me shume uje
Eshte e mundur qe te ndiheni e plote, shkaku se stomaku juaj eshte i fryre. Fajtoret kryesore jane ushqimi i forte dhe me yndyre, embeltuesit artificiale dhe camcakezet. Lajmi i mire: nje stomak te rrafshet mund ta keni duke filluar te konsumoni sa me shume uje dhe duke shmangur ushqimin qe shkakton fryrjen e stomakut tuaj./Eklips-Media/

Ushqimet qe demtojne zemren



Ekzistojne ushqime te cilat mund te na ndihmojne qe te mbrohemi nga problemet e mundshme me zemren, megjithate ekzistojne edhe te tilla qe mund te shkaktojne probleme
Mishi i perpunuar ne menyre industriale
Salsicet, suxhuku, produktet e mishit te thare dhe proshutat, madje edhe ato te bera nga mishi i gjeldetit, ne vete permbajne sasi te madhe te nitratit, nitritit dhe natriumit, te cilet nderlidhen me problemet e zemres. Mishi i perpunuar ne menyre industriale gjithashtu permban nje perqindje te larte te yndyrave te ngopura dhe pak proteina, dukshem me pak se cilido mish i zakonshem qe mund ta pergatisni.
Mishi i kuq
Edhe pse mishi i kuq eshte me i shendetshem sesa ai industrial, kjo nuk do te thote se quhet tepruar, per shkak se ai permban sasi te medha te yndyrave te ngopura.
Ushqimi i ferguar
Disa restorante e perdorin vajin disa here para se ta heqin nga perdorimi, e nje gje e tille ben qe yndyrat me secilin perdorim te ri te behen gjithnje e me te ngopura.
Pica
Duke u varur nga fakti se ku e blini, vetem nje pjese mund te kete dy te tretat e sasise se rekomanduar ditore te yndyrave te ngopura. Edhe pse mund te duket se behet fjale per djathe te vertete, shume piceri perdorin produkte qumeshti te perpunuara ne menyre industriale.
Trans-yndyrat
Keto yndyra krijohen ne procesin,i cili ben qe vaji i bimeve te jete me i dendur. Trans-yndyrat nisin nivelin e LDL-se, ose kolesterolit te keq, derisa njekohesisht reduktojne nivelin e HDL-se, kolesterolit te mire. Edhe pse shume prodhues e zvogelojne sasine e trans-yndyrave ne produktet e tyre, ato edhe me tutje mund te gjenden ne disa margarina te caktuara.
Pijet e gazuara
Kur behet fjale per semundje te zemres, shume njerez mendojne ne kolesterol dhe yndyre, por edhe sheqeri mund te jete njejte i rrezikshem ne rast se konsumohet ne sasi te medha. Vetem nje pije e gazuar ne dite mund per 20 per qind qe ta rrise rrezikun nga pesimi i sulmit ne zemer.

Kanye West rreh paparacin, e ben per spital


Ndihmës mjekësit janë thirrur në vendngjarje, pasi Kanye West u përlesh me një fotograf në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, të premten. 

36-vjeçari, i cili sapo është bërë baba, pas fëmijës së lindur nga Kim Kardashian, është përfshirë në një grindje me fjalë me një paparac, i cili u soll në një mënyrë disi agresive, sipas TMZ.



Ai raportohet të ketë lënë terminalin me një bodyguard dhe i rrethuar nga të paktën 5 paparacë.



Fotografi i kishte bërë disa pyetje, pavarësisht se Kanye i kërkoi atij të mos e merrte në intervistë. Kanye akuzohet se ishte përpjekur t’i jepte disa goditje me grusht, duke e rrëzuar fotografin në tokë, sipas uebsajtit.



Ndihma mjekësore dhe policia u thirrën menjëherë në vendngjarje dhe fotografi është larguar me ambulancë, ndërsa Kanye - si pa të keq - u largua me bodyguard-in e tij me makinën e tyre.





 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media