BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Politike. Show all posts
Showing posts with label Politike. Show all posts

Lulzim Basha kryetari i ri i PD


Partia Demokratike ka sot kryetarin e ri të saj, që do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Ai është Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili ka marrë një rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë. 

Nga Partia Demokratike nuk ka ende një deklaratë zyrtare, pas përfundimit të procesit të numërimit të 41 mijë e 360 votave, proces që përfundoi rreth orës 9.30 të mëngjesit.

Por sipas informacioneve paraprake, Top Channel ka siguruar rezultatet jozyrtare te votimit per kryetar te Partise Demokratike.

Ky rezultat thote se Lulzim Basha ka fituar 32 mije e 930 vota, ndersa Sokol Olldashi 8060 vota. Nje dite me pare, pasi votoi vetem 
10 minuta perpara mbylljes se procesit, zoti Olldashi beri kritika te forta qe lidheshin me identifikimin e votes dhe listat e votuesve. 


Sipas tij, pervecse shume demokrate kishin mbetur pa votuar, per shkak te listave te mangeta, ne Tirane, ishin shtuar rreth 2500 emra.

Zoti Olldashi nuk pranoi t'i pergjigjej pyetjes, nese do ta njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Zoti Olldashi nuk ka bere ende asnje deklarate, por pritet ta beje kete pak me vone. Te njejten gje, besohet se do te beje edhe zoti basha, por ndryshe nga zoti Olldashi, ai do te mbaje nje fjalim fitoreje.

Berisha: Basha, historia jonë e suksesit 

I vetmi qe ka reaguar deri tani eshte ish-kryetari i kesaj partie. Sali Berisha, ne nje konference per media deklaroi se Basha është historia e vërtetë të suksesit të Partisë Demokratike. Berisha, ndërsa bëri një CV të Bashës, vlerësoi arritjet e kreut të ri të PD, në kohën e funksioneve të ndryshme politike që ai ka patur dhe ka në politikë.

"Uroj zyrtarisht kryetarin e ri të PD. Basha përmbushi me sukses cdo detyrë që iu ngarkua. Votimi dhe zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, mund të vlerësohet si një fillim i shkëlqyer i një fillimi të ri", tha Berisha.

Sipas tij, pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët mbeten të pathyeshëm, e për këtë arsye Berisha vlerësoi të gjithë anëtarësinë.

"Pavarësisht se një pjesë e anëtarësisë nuk votoi për shkaqe burokratike, familjare, personale procesi i votimit ishte shumë i mirë", tha Berisha
.

Perfundon rinumerimi ne Lezhe


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar në orët e vona të së dielës, rinumërimin e kutive të 4 KZAZ-ve të Qarkut të Lezhës. 

Pas rinumerimit ne te 258 kutite e ketij Qarku, ka rezultuar se koaliconi i djathe ka thelluar diferencen nga +39 vota ne + 740 vota.

Gjate gjithe numerimit jane konstatuar vetem parregullesi te vogla lidhur me mosrakordimin e votave ose plotësime me gabime të proces-verbaleve përfundimtar, të cilat nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha në rezultatin përfundimtar. Nderkaq gjate dites se sotme, ka nisur rinumerimi i votave per Qarkun e Shkodres, proces ky i nisur pas kerkeses se bere nga Partia Republikane dhe miratuar me pas nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot dita vendimtare per te ardhmen e PD



Ka nisur në orën 08:00 votimi për pasardhësin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. 

Të gjithë anëtarët e kësaj partie (rreth 105 mijë) do i drejtohen vendvotimeve për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Procesi përfundon në orën 19:00.

Në ditën e fundit të fushatës, gjatë takimeve të zhvilluara në Sukth, Rrashbull e Kashar, kandidati Sokol Olldashi ka theksuar se kryetari i PD-së duhet të jetë në Parlament.

“Unë e njoh strukturën e Partisë Demokratike shumë mirë, sepse kam hyrë në PD si militant, siç keni hyrë ju të gjithë dhe pastaj kam ngjitur dhe kam zbritur shkallë, deri sa kam arritur këtu ku jam. Avantazhi i dytë, që kam në këtë garë, është eksperienca opozitare. Të gjithë ata, që janë anëtarë të vjetër të Partisë Demokratike dhe militantë të vjetër, e dinë që një parti në opozitë vepron krejt ndryshe nga një parti në pushtet. Avantazhi i tretë është të qënit në Parlament. Debati politik atje e ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet. Ne e kemi parë këto vite, kur ne kemi qenë në pushtet, se sa i pabarabartë ka qenë debati në Parlament. Ju të gjithë e dini, që në asnjë ditë të vetme, në asnjë seancë të vetme, Sali Berishën nuk e konkuroi kush në Parlament. Sepse nuk kishte asnjë autoritet, që t’i dilte përballë Berishës. Tani duhet të shikojmë të kundërtën, aty do të jetë kryeministri i atyre dhe duhet, patjetër, që aty të jetë kryetari i opozitës. E fundit, që është avantazh, është koha. Unë e kam të gjithë kohën në dispozicion të reformës dhe ristrukturimit të partisë dhe Partia Demokratike, në këtë moment, ka nevojë për shumë kohë, sepse ka nevojë për shumë reformime dhe ristrukturime, të cilat duhet të ndiqen me precedencë”, theksoi Olldashi.

Ndërkaq, kandidati tjetër për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar prezantimin e platformës së tij për drejtimin e Partisë Demokratike në Durrës dhe Kavajë. Basha ka theksuar se vetëm të bashkuar, demokratët do të mund të kthehen shpejt në qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e realizimit të ëndrrës europiane të shqiptarëve.

“Më lejoni të ndaj një rrëfim me ju! Që nga ditët e para, kur miq, dashamirës, njerëz që duan të më shohin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre pyesnin: “Kë ke në Durrës, kë ke në Vlorë, po në Shkodër kë kemi, në Korçë kë ke, po në Gjirokastër kë kemi!? Dhe përgjigja ime ka qenë vetëm një: Në Durrës, në Korçë, në Shkodër, Gjirokastër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë kam dhe kemi Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Sali Berishës, partinë e Azem Hajdarit. Vetëm kështu, të bashkuar, vëllezër dhe motra, do të nisim një rrugëtim të fuqishëm, për rikthimin sa më shpejt në krye të asaj që na takon”, deklaroi Basha.  

PD: Nuk njohim zgjedhjet


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një dalje para mediave theksoi se "rinumërimi i votave përQarkun e Lezhës nxorri në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysirezultatin me terror". 

"Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista mbi 1000 vota në Qarkune Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin evotave", u shpreh Bogdani

"Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë", shtoi Bogdani

Lezhe, hapen te gjitha kutite


Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vijon rinumërimi i të gjitha votave të qarkut të Lezhës, proces i cili ka nisur që në orët e paradites dhe që deri tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim rezultati. 

Pas vendimit të një dite më parë për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ ka ngritur 8 grupe numërimi me nga dy anëtarë.

Nga numëerimi i deritanishëm rezulton se nuk ka patur asnjë mospërputhje rezultati dhe se janë gjetur vetëm disa vota me gabime që konsiderohen si njerëzore dhe që nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës./Eklips-Media/
 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media