BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Gossip. Show all posts
Showing posts with label Gossip. Show all posts

Ciljeta rikthehet super (FOTO)


Çiljeta Xhilaga është rikthyer njësoj bombastike pas lindjes së djalit të saj.
 Fotografitë që i shikoni janë realizuar nga fotografi Juxhin Kurti dhe në to Çiljeta shfaqet përfekte në linja e njësoj sensuale si më parë.

Will & Kate: Si mos te jemi te lumtur?!



Me një festë të përshtatshme për një Princ, Catherine (Kate), Dukesha e Kembrixhit, dhe i shoqi i saj, Princi William, mirëpritën lajmin e gëzueshëm për lindjen e fëmijës së tyre të parë, ditën e hënë. 

Fëmija ishte i seksit mashkull, u lind më 16:24 minuta të së hënës dhe peshonte rreth 3,8 kg. Emri i tij është nuk është shpallur, pasi ishte lënë surprizë edhe vet gjinia e foshnjës, që do të jetë trashëgimtari i tretë në radhë për kurorën.

“Lartmadhëria e saj dhe fëmija e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohej në buletinin zyrtar të vendosur jashtë Buckingham Palace, ku turma shpërtheu në brohoritje. 

 

Njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur jashtë Buckingham Palace, në pritje të lajmit të lindjes, nga të cilët disa grupe kishin sjellë lule e shampanjë për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit. Burimet në sheshin Trafalgar u kthyen në ngjyrë blu. 

 

Kryeministri David Cameron përshëndet e uron 

  

“Jam i sigurt se anembanë vendit dhe anembanë gjithë qytetërimit, njerëzit janë duke festuar dhe i urojnë çiftit mbretëror gjithë të mirat”, tha kryeministri britanik, David Cameron. “Është një moment i rëndësishëm në jetën e kombit tonë, por besoj se, mbi të gjitha, është një moment i mrekullueshëm për një çift të ngrohtë e të dashur, të cilët janë bërë tashmë me një djalë të sapolindur”, shtoi ai.

William & Kate: Nuk mund të mos jemi të lumtur 

 

Princi William ka qëndruar gjatë gjithë kohës përkrah Catherine, gjatë momentit të lindjes, teksa fëmija u lind natyrshëm dhe jo përmes një operacioni çezarian, bëjnë të ditur burime nga Kensington Palace për CNN. “Nuk mund të mos jemi të lumtur”, kishte thënë Princi William, sipas këtyre burimeve.

Përshëndetje me të shtëna armësh

Çifti mbretëror pritet të qëndrojë në spital gjatë natës dhe nuk bëri asnjë shfaqje publike gjatë ditës së hënë. Ndërkohë, një përshëndetje me të shtëna armësh pritet të jepet gjatë ditës së martë, për të shënuar lindjen e Princit trashëgimtar.

Princ Charles (gjyshi) dhe e shoqja Camilla 

 

“Unë dhe gruaja ime jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen në jetë të nipit tonë. Është një moment tepër special për William dhe Catherine, por edhe për ne është një emocion i madh në këtë ditë të shënuar, kur u lind djali i tyre”, deklaruan Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, përmes një deklarate. 

 

Në orët e para të së hënës, Dukesha dhe Princi William udhëtuan me makinë nga Kensington Palace për në Lindo Wing, ku ndodhet spitali “St. Mary”, i njëjti ku janë lindur edhe William me të vëllanë e tij, Princin Harry, nga ish-Princesha e ndjerë Diana. 

Pushimet e Mbretëreshës nuk do të pezullohen 

 

Ndërkohë, edhe Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer menjëherë për në Buckingham Palace, duke hequr për pak kohë vëmendjen nga pushimet vjetore, të cilat, siç është bërë e ditur, tashmë janë prenotuar me kohë dhe nuk do të pezullohen. 

Trungu familjar i Mbretërisë dhe radha e trashëgimisë së Fronit 

Vajza shqiptare qe po sfidon Kim Kardashian


Ish-e dashura e Kris Humphries, shqiptarja Myla Sinanaj, shpreson të bëhet e suksesshme duke lançuar një video seksi. Fatmira, e cila preferon të thërritet Myla, e ka xhiruar tashmë videon pikante me një sozi të basketbollistit Kris Humphries, ish-burri i Kim Kardashian. Xhirimi është bërë nga Vivid Entertainment, e njëjta kompani që shpërndau në 2007 videon seksi të Kim Kardashian, një filmim që e bëri të famshme vajzën me forma të bollshme, që nuk njihet për ndonjë talent të veçantë.
Por vajza me origjinë shqiptare duket se është e vendosur të ecë në të njëjtët hapa që ka ecur Kim. “Mund të mos e pëlqej dhe aq Kimin, por ajo është e zgjuar dhe seksi. Fakti që unë i ngjaj shumë më bëri të mendoj, pse të mos bëj një video seksi dhe të nxjerr edhe unë miliona nga ndonjë reality shou?”, citohet ajo nga Daily Mail.
Myla thotë se ka bërë një marrëveshje me kompaninë Vivid para xhirimit të skenave, madje me partnerin që shfaqet në video ka pasur një tërheqje fizike që në momentin e parë.
Vendimi i Mylës më shumë se sa një përpjekje e guximshme, është një kopje strategjie,pasi pikërisht për shkak të videos intime me reperin Ray J, ajo u katapultua menjëherë në majat e shoubizit, duke nxjerrë miliona dollarë fitime. Kim filmoi momentet intime me të dashurin në moshën 23-vjeçare, ndërsa reality shou i saj fitimprurës “Keeping up with the Kardashians” nisi tetë muaj pas shpërndarjes së videos.
Vitin e kaluar, videoja u rikthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes, për shkak të një videoje tjetër ku shfaqeshin tri parukiere duke e parë. Vivid i bleu të drejtat e videos për 1 milion dollarë, ndërsa në prill të 2007-s, Kim braktisi procedurat ligjore që kishte nisur kundër kompanisë pornografike, duke arritur me të një ujdi prej 5 milionë dollarësh.
Fatmire Sinanaj u bë personazh i shtypit rozë një vit më parë, ku u shfaq në disa foto në plazh me basketbollistin Kris Humphries, pak janë pasi ky i fundit ishte ndarë nga Kim Kardashian, me të cilin pati një martesë që zgjati vetëm 72 ditë. Myla dhe Kris mendohet se janë njohur në ambientet e një hoteli në Nju Jork, ku ajo punonte. Ngjashmëria në fytyrë dhe trup e Mylës me Kim nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e medias dhe Myla u gjend në faqe revistash e gazetash për disa ditë me radhë. Ajo madje nisi ta shprehte hapur antipatinë që kishte ndaj paraardhëses së saj në lidhje me Kris, Kim Kardashian. Myla akuzoi Kim se e kishte tradhtuar të dashurin e saj të atëhershëm, Reggie Bush, me reperin Kanye West, në një nga dhomat e hotelit ku ajo punonte.
Myla dhe Kris u ndanë pesë muaj pasi kishin nisur lidhjen. TMZ, një media që merret me jetën e yjeve të shoubizit, shkroi qershorin e vitit të kaluar se avokatët e Kris i kishin kërkuar FBI-së një hetim ndaj Mylës, e cila sipas tij ishte përpjekur ta shantazhonte.
Pavarësisht se gjithçka u shfry si tullumbace, fakt mbetet që Kris pati me Mylën një lidhje që zgjati më shumë se martesa me Kim Kardashian.

Irina Shayk kujdeset per trupin e saj (FOTO)


Modelja e njohur ruse dhe e dashura e yllit të Real Madrid Cristiano Ronaldo, Irina Shayk, është fotografuar teksa ka qenë duke u ushtruar për të mbajtur trupin në formë në Miami. 



E veshur në mënyrë sportiveShayk nuk ka harruar të tregojë edhe njëherë format e saj të kuruara.



Kanye West rreh paparacin, e ben per spital


Ndihmës mjekësit janë thirrur në vendngjarje, pasi Kanye West u përlesh me një fotograf në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, të premten. 

36-vjeçari, i cili sapo është bërë baba, pas fëmijës së lindur nga Kim Kardashian, është përfshirë në një grindje me fjalë me një paparac, i cili u soll në një mënyrë disi agresive, sipas TMZ.



Ai raportohet të ketë lënë terminalin me një bodyguard dhe i rrethuar nga të paktën 5 paparacë.



Fotografi i kishte bërë disa pyetje, pavarësisht se Kanye i kërkoi atij të mos e merrte në intervistë. Kanye akuzohet se ishte përpjekur t’i jepte disa goditje me grusht, duke e rrëzuar fotografin në tokë, sipas uebsajtit.



Ndihma mjekësore dhe policia u thirrën menjëherë në vendngjarje dhe fotografi është larguar me ambulancë, ndërsa Kanye - si pa të keq - u largua me bodyguard-in e tij me makinën e tyre.





 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media