BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Sport. Show all posts
Showing posts with label Sport. Show all posts

F1, Red Bulli nuk nxitohet për pilotin zevendesues


Edhe pse pronari i Red Bullit, Dieter Mateschitz, ishte shprehur se pas Cmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohej se kush do të ishte zëvendësuesi i Mark Webber për sezonin e ardhshëm, çështja Alonso ka ndryshuar gjithçka. 

Christian Horner, shefi i ekipit kampion, takoi para garës së Hungarisë menaxherin e Alonsos dhe duket se i pëlqen mundësia të ketë në skuadër dyshen Vettel-Alonso. Për këtë arsye Red Bulli nuk nxitohet për të marrë një vendim.

“Duam të kemi skuadrën më të mirë të mundshme. Kemi fituar titullin në tre vitet e fundit dhe duam ta fitojmë titullin edhe në tre vitet e ardhshme. Do e vonojmë vendimin tonë për zëvendësuesin e Webber pasi kemi disa opsione interesante që duhet t’i marrim parasysh”, theksoi Horner.

Raikkonen dhe Ricciardo ishin kandidatët kryesorë për një makinë Red Bull, por duket se Alonso është objektivi i vërtetë i kampionëve.

Conte sulmon Mazzarrin dhe Guardiolen


Antonio Conte, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka sulmuar trajnerin e Interit (Walter Mazzarri) dhe atë të Bayern Munchen (Pep Guardiola). 

Për teknikun zikaltër: “Ka nisur që tani justifikimet për t’i dalë para dështimeve."
Për atë katalanas, i cili tha se Juventusi është klub i pasur, deklaroi me ironi: “Guardiola ka mbetur në kohën kur ishte tek Brescia. Në fakt ai ka të drejtë që qahet pasi drejton një klub të varfër. Më mirë të shohë skuadrën e tij.”

Në lidhje me blerjet e reja të Juventusit, Tevez dhe Llorente, tekniku italian u shpreh: “Tevez është i jashtëzakonshëm, një profesionist i madh. Llorente është një atlet model dhe ka mentalitetin e duhur.”

Conte mendon se sezoni i ri i Serisë A do të jetë shumë interesant pasi sipas tij, të gjitha ekipet janë përforcuar: “Napoli ka shpenzuar 80 milionë euro dhe ka marrë një trajner si Benitez. Fiorentina dhe Lazio kanë plotësuar organikën dhe kanë ambicie. Ndërsa Milan e Inter do të jenë gjithmonë pretendente.”

Thohir: Do rikthej Inter-in e madh


“Nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja apo jo. Gjithashtu nuk e di se sa kohë do të duhet për këtë marrëveshje, por gjithçka po shkon siç duhet.” 

Këto janë fjalët e Erik Thohir, biznesmenit indonezian që kërkon të bëhet pronari i ri i Interit. Duke folur për gazetën e vendlindjes së tij “Republika”, Thohir i premton tifozëve zikaltër që do të kthejë Interin e madh.

“Objektivi është të kthej Interin mes 10 ekipeve më të mira në botë”, premton indoneziani i cili pretendon të marrë 75% të aksioneve të Interit duke zëvendësuar Massimo Morattin si president.

Në lidhje me merkaton, Thohir nuk zbuloi asgjë: “Nainggolan? Nuk jam ende presidenti dhe mendoj se për këto tema mendon trajneri.”

Neymar debuton me katalanasit


Blerja e bujshme e kësaj vere e Barcelonës, braziliani Neymar, debutoi në ndeshjen miqësore që katalanasit barazuan 2-2 ndaj polakëve të Lechia Gdansk. 

Neymar u bashkua me skuadrën e re vetëm ditën e hënë pas pushimeve më të gjata që iu akorduan pasi luajti në Kupën e Konfederatave.

22-vjeçari hyri në fushë në minutën e 78 duke zëvendësuar Alexis Sanchez, por tifozët nuk e panë dot së bashku me Messin në fushë pasi argjentinasi ishte zëvendësuar më parë.

Trajneri i ri i Barcelonës, Gerardo Martino, nuk udhëtoi në Poloni dhe debutimi i tij në stolin e klubit “azulgrana” do të shënohet të premten, në miqësoren që katalanasit do të luajnë ndaj Santosit në Nou Camp.

Super sfida Bayer-Barca, triumfon Guardiola


Supersfida mes Bayern Munchen dhe Barcelones, mes Pep Guardiolas dhe të shkuarës së tij, por edhe shumë sfidave të tjera brenda sfidës perfundoi me fitoren e bavarezeve. Nje gol i Lahm ne minuten e 14 dhe nje i Mandzukic ne te 87=en i dhane fitoren kampioneve te Europes ne Kupen "Uli Hoeness".

Barcelona qe vinte pas largimitte Tito Vilanovas dhe me mungesa te shumta ne fushe ishte e dobet perballe nje Bayerni te fresket dhe shume imponues.  

Nje euro gol i shenuar me ...


Ne kete video do te ndiqni nje gol spektakolar i shenuar ne nje menyre mjaft te vecante. Lojtari ka goditur me thember dhe ka arritur te dergoje topin ne rrjet. 

Ju ftojme ta ndiqni ne kanalin e "EKLIPS Media" ne Youtube.

Skenderbeu kalon fazen, edhe me prane Champions League


Korcarët bëjnë realitet ëndrrën duke shkruar historinë e klubit të tyre nëpërmjet një kualifikimi të pabesueshëm përballë azerëve të Neftci Baku. 

Ekipi I Josës del kundrejt cdo parashikimi, dhe pas një maratone prej 120 minutash arrin të thyejë kundërshtarët e saj me një gol te Orelesit, që i jep krahë natës më magjike të futbollit korcar dhe e bën Shqipërinë që më në fund t’i gëzohet një suksesi të kampionëve të saj. 

Në raundin tjetër, ëndrra do të vazhdojë përballë kazakëve të Shakter Karakandi, që eleminoi në mënyrë surprizë Bate Borisov.

Napoli-Higuain, mungon vetem firma


Largimi i Cavani-t ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e Napolit, ndaj De Laurentis kërkon me ngulm një emër të madh për trajnerin Benitez. 

Më herët Ibrahimovic e më pas Damio ishin dy pistat ku napolitanët u përpoqën, por dështuan, ndërsa tashmë duket se janë mjaft pranë blerjes së Higuain, i kërkuar më parë edhe nga Juventusi.

Oferta prej 37 milion eurosh plus bonuset në varësi të arritjeve të skuadrës kanë bindur Realin e Madridit, ndërsa lojtarin e pret një kontratë 5-vjeçare me 6 milion euro në sezon.

Për momentin Higuain nguron të thotë po, dhe shkak për këtë, sipas mediave italiane, janë të drejtat e imazhit, që Napoli kërkon t’i ketë klubi. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë 3-vjecare me “Nike”, ku përfiton 1 milion euro në sezon.

De Laurentis ka propozuar lënien e të drejtës së imazhit për lojtarin në Amerikën Latine, ndërsa në pjesët e tjera të globit, kjo e drejtë të shkojë për klubin. Sipas Corriere Dello Sport, palët janë ende në bisedime dhe pritshmëritë janë për gjetjen e gjuhës së përbashkët, ndërsa sinjali i mirë për napolitanët është fakti së në golin e shënuar të dielën në një ndeshje testuese, Higuain nuk festoi.

Ancelotti: Higuain e Kaka nuk do te largohen


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për situatën e dy lojtarëve që duket se e kanë të ardhmen e dyshimtë në Santiago Bernabeu. 

“Kaka është lojtar i Realit dhe e ka nisur mirë fazën përgatitore, njësoj si pjesa tjetër e ekipit. Ai është mjaft optimist dhe në pritje të sezonit të ri. 

Ai e di se duhet të përmirësohet”, deklaroi trajneri italian. “Unë jam takuar me Higuain, por ishte një bisedë private. Aktualisht është lojtar i Real Madridit dhe jam i lumtur që e kam këtu”, përfundoi Ancelotti.

Vidal, lojtari me i mire i Serie A



Eurosport zgjedh Arturo Vidal si futbollistin më të mirë të Serie A për sezonin e kaluar. Mesfushori kilian i Juventusit, u votua në faqen zyrtare të gjigandit mediatik europian si lojtari më i spikatur në sezonin e kaluar të kampionatit italian, ku arriti të fitojë dhe titullin me bardhezinjtë. 

Vidal ishte një prej liderve të skuadrës së Kontes dhe gjithashtu dhe një prej lojtarëve që realizoi më shumë gola te torinezët. Në total, kiliani grumbulloi 37 përqind të votave. Vetë Vidal publikoi në profilin e tij Twitter një foto me trofeun e fituar duke falenderuar Eurosportin dhe të gjithë ata që e votuan./Eklips-Media/

Largohet Tito Vilanova, ja reagimi i lojtareve


Mbrëmja e djeshme nuk ka qënë aspak e bukur për Barcelonën, drejtuesit, futbollsitët dhe për të gjithë tifozët e saj. 

Largimi i Tito Vilanovas nga drejtimi i skuadrës për shkak të avancimit të kancerit u prit me lotë në sy, kryesisht nga futbollistët blaugrana.



Në konferencën e djeshme për shtyp, ku presidenti Sandro Rosell dhe Drejtori Sportiv Andoni Zubizarreta dhanë lajmin dhe ku merrnte pjesë edhe skuadra, u pa në fytyrat e lojtarëve pikëllim dhe dhembje, ndërsa kapiteni Carles Puyol dhe argjentinasi Lionel Messi u panë edhe të përlotur.





 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media