BREAKING NEWS :

MARKETING FALAS

AD DESCRIPTION

Me te lexuarat e javes

Showing posts with label Kronike. Show all posts
Showing posts with label Kronike. Show all posts

Ankohet per dhune ne familje, policia i thote: Hajt se te gjithe i rrahim grate


Ndërkohë që vrasjet e grave kanë përmasa të frikshme gjatë këtyre ditëve të fundit, policia duket e dorëzuar dhe neglizhente ndaj rasteve të dhunës në familje.
Mjafton të mësosh sjelljen e policisë ndaj 42-vjeçares Valbona Ademaj, për të kuptuar se çfarë niveli ka policia jonë.
Ademaj, e martuar prej 22 vitesh në fshatin Golem të Shkodrës, dhunohej sistematikisht nga i shoqi, gjë që e ka bërë atë të largohet tashmë nga shtëpia.
Por, si reagoi policia kur ajo denoncoi dhunën nga i shoqi?
“Herën e fundit më goditi në fytyrë e më la shenja si mos më keq. Mora policinë në telefon, por më thanë ‘hajt se të gjithë i rrahin gratë’. Kështu që nuk kisha rrugëdalje tjetër veçse të ikja nga shtëpia”, thotë 42-vjeçarja për Eklips Media.

Krim ne familje, vret gruan me thike ne zemer


Një tjetër krim në familje është regjistruar në Tiranë, ku burri vret me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja e radhës është regjistruar pasditen e djeshme, në periferi të kryeqytetit, në fshatin Hekal, ku viktimë ka mbetur një 17-vjeçare, e cila kishte një vit e gjysmë e martuar me fqinjin e saj Ersi Gjoshi, 26 vjeç. 

Sipas policisë, viktima është Anxhela Haga, e cila ka gjetur vdekjen nga një goditje e vetme me thikë, në zemër. Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i vrasjes ka ndodhur prej gjendjes depresive të autorit të dyshuar për krimin, i cili prej muajsh kurohej. Mësohet se autori i dyshuar i krimit nuk ka lëvizur prej banesës, po i është dorëzuar policisë pa bërë rezistencë.


Ngjarja

Gjoshi i ka marrë jetën bashkëshortes së tij në mënyrën më makabre. Para se ai ta ekzekutonte me thikë, fillimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në trupin e Hagës janë gjetur shenja dhune, sidomos në pjesën e fytit. Dyshohet se 26-vjeçari para se t’i ngulte thikën, është përpjekur që ta mbysë me duar të miturën. Kjo e fundit ka luftuar për të mbijetuar, por ka qenë e kotë. Në pamundësi për të arritur atë që kishte në mendje, i riu e ka qëlluar me thikë direkt në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Skena e krimit është zhvilluar në dhomën e pritjes së miqve dhe në momentet e konfliktit, çifti ka qenë i vetëm, pasi pjesa tjetër e familjes ka qenë e shpërndarë në ambiente të tjera të banesës. Ndonëse ata kanë debatuar për minuta të tëra, babai i autorit nuk ka mundur që të dëgjojë asnjë lloj zhurme, pasi ka qenë në gjumë. Më pas autori i dyshuar i krimit ka dalë në oborr, për të pritur që i ati të zgjohej, sepse do të shkonin që të punonin tokën. Ky i fundit e ka parë të birin me njolla gjaku në rroba dhe e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur. Me një gjakftohtësi të madhe, ai i ka treguar për vrasjen. “Jam me gjak se vrava gruan me thikë”, i është përgjigjur Ersi Gjoshi të atit. I alarmuar ai e ka pyetur të birin se përse e kishte bërë një krim të tillë, por 26-vjeçari nuk i ka dhënë asnjë përgjigje. Mjaft i habitur për krimin ka mbetur edhe babai i viktimës, i cili është shprehur në polici se nuk ka qenë në dijeni të konflikteve të çiftit. “Ata kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe vajza ime nuk më ishte ankuar që kishte probleme me të shoqin”, ka thënë ai para grupit hetimor.

Policia

Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë nga një banor i zonës. Ai ka thënë se në fshatin Hekal ka ndodhur një krim, pa e përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vetëvrasje. Denoncuesi ka dhënë informacion edhe për vendin ku dyshonte se kishte ndodhur ngjarja. Menjëherë pas kësaj, një patrullë policie ka mbërritur në banesën e familjes Gjoshi, për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Në momentin që ata shkojnë te skena e krimit, gjejnë të larë me gjak trupin e pajetë të Anxhela Hagës, e cila kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë në banesë gjejnë edhe autorin e vrasjes, Ersi Gjoshin, i cili priste policinë. Ai ndodhej në një gjendje shoku dhe është dorëzuar pa bërë as më të voglën përpjekje për t’u arratisur. Gjoshi është arrestuar në flagrancë dhe më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për t’u marrë në pyetje për motivin e vrasjes së bashkëshortes së tij, me të cilën kishte pak kohë që ishte martuar. Nga të dhënat paraprake mësohet se pavarësisht mosmarrëveshjeve që çifti ka pasur, e mitura nuk e ka denoncuar asnjëherë të shoqin për ushtrim dhune në polici, duke u treguar tolerante me shpresën se ai do të përmirësohej pas kurimit. Nga të dhënat paraprake mësohet se Ersi Gjoshi e ka kryer vrasjen në gjendje depresive dhe se prej dy muajsh ai merrte medikamente. Babai i autorit të dyshuar për krimin, në dëshminë e tij të dhënë para grupit hetimor, ka shprehur habinë për veprimin ekstrem të të birit. “Nuk e kuptoj se si ndodhi një ngjarje e tillë. Ata të dy e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur probleme. Im bir prej dy muajsh merrte medikamente, pasi vuante nga depresioni, por nuk mendova se situata do të merrte këto përmasa”, është shprehur babai i 26-vjeçarit në polici. Gjithsesi hetimet po vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të vrasjes dhe rrethanave se si lindi konflikti.

Aksident ne Elbasan, 1 i vdekur

FOTO ARKIV

Një aksident me pasojëvdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme nëaksin rrugor Elbasan-Peqin. Një automjet, tip Benz me targa TR 5431 T me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga pranë fshatit Pajovë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 47-vjeçari Arben Duja dhe ështëplagosur drejtuesi i mjetit Qemal Filja.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Nje femije humb jeten, nje tjeter shpallet i humbur


Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur sot në plazhin e Durrësit dhe në Vlorë. Mësohet se një fëmijë 12-vjeç është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Ri, në Vlorë. Policia e ka identifikuar 12-vjeçarin si Lefter Aliaj, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Nga dëshmitë e shokëve të tij, djali ka rënë nga varka në ujë dhe është mbytur pasi nuk dinte not.
Ndërkohë që në Durrës, familjarët e një 15-vjeçari kanë denoncuar humbjen e djalit të tyre. Mësohet se Edison Loka 15-vjeç ka qenë duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Durrësit, në momentin që ka humbur.
Gjithashtu bëhet me dije se ky i fundit vuan edhe nga problemet mendore. Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga i ati Aqif Loka./Eklips-Media/

Greqi, vritet shqiptari i arratisur


Policia greke ka vrarë një tjetër prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallës. Marian Kola është vrarë nga policia në fshatin Frosina në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. 

Gjatë operacionit të policisë ka mbetur i plagosur edhe një oficer. Tashmë policia është vënë në kërkim të shqiptarit tjetër të arratisur nga burgu, Ilir Kupa.

Burime policore thanë se për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ai ka, forcat policore janë urdhëruar të qëllojnë menjëherë sapo të kërcënohen. Burimet sqaruan se Marian Kolës iu gjetën në trup sasi parash, armë dhe municione.

Trupi i tij do të dërgohet në spitalin e Janinës, ku dhe do të ekspertohet e në vazhdim do të dërgohet në Shqipëri pranë famijes së tij.

Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars të këtij viti në orët e para të mëngjesit. Të gjithë ishin të dënuar për grabitje dhe vjedhje.

Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit
 

VIDEO ME E MIRE E MUAJIT

PAMJE LIVE NGA QYTETI I SHENJTE I MEKES, ME RASTIN E MUAJIT TE MADHERISHEM TE RAMAZANIT!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

PARTNERE

Pamje nga qyteti madheshtor dhe i shenjte per te gjithe besimtaret myslimane ne te gjithe boten, MEKA. ALL'LLAH-u ua pranofte agjerimin. AMIN
Info : Cdo e drejte eshte e rezervuar nga administratoret e faqes | Ndihme per Kompjuter | Copyright © 2012. EKLIPS Media